E kishte ëndërruar që në fëmijëri dhe në moshën 25-vjeçare e bëri realitet. Kylian Mbappe është tashmë “galaktiku” i ri i Real Madrid. Pas pritjes së gjatë për tu prezantuar, sulmuesi francez ka shënuar golin e parë me skuadrën spanjolle.

Në sytë e mbi 80 mijë tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu” të rinovuar totalisht, 25-vjeçari ngriti peshë mbështetësit e 15-herë kampionëve të Europës. 

“Është e pabesueshme të jesh këtu. Kam fjetur për shumë vite me ëndrrën për të luajtur këtu dhe jam djali më i lumtur.”

Mbappe firmosi me Real Madrid një kontratë 5-vjeçare, teksa mbërriti nga PSG me parametra zero. Në këtë eksperiencë, ai do mbaj në shpinë fanellën me numrin “9”.

Gjatë testeve mjekësore u mësua edhe shkalla e dëmtimit në hundë, me Mbappe që sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet operacionit për të qenë gati për sezonin e ri.

Klan News