Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosën t’i dhurojnë diçka tejet ekstravagante vogëlushes së tyre 3-vjeçare, Stormi. Në postimin e saj, Kylie shkroi:

Stormi ka folur vetëm për të drejtuar një autobus të madh të verdhë. Babi e surprizoi”, ishin fjalët krahas fotove të vogëlushes pranë autobusit.

Por njerëzit nuk vonuan që të reagonin menjëherë në rrjetet sociale lidhur me teprinë e dhuratës. “Stormi është kaq e pasur saqë babi Travis i bleu një autobus shkolle që ajo të luajë për një ditë sikur i përket shtresës së mesme”, thuhej në një prej tyre.

Duket se dy të rinjtë nuk kursehen aspak kur vjen fjala te Stormi. Deri më tani, 3-vjeçarja ka marrë dhurata të tjera luksoze si aksesorë dhe veshje të markave luksoze, një makinë lodër me logon e “Louis Vuitton”, autobus shkolle dhe për ditëlindjen e saj organizuan një park lojërash të personalizuar.