Laçi bëri detyrën ndaj Luftëtarit duke fituar ndeshjen e radhës. Kurbinasit arritën suksesin me rezultatin 3-1. Kontributin më të madh në këtë fitore të Laçit e kanë mbrojtësit e Luftëtarit, Kukaj dhe Lala, të cilët shënuan nga një autogol.

Xhixha është shënuesi tjetër për skuadrën e Armando Cungut. Laçi ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Luftëtari vazhdon të luajë sa për statistikë, pasi është i rënë nga kategoria.

Në orën 20:45 pritet të nisin ndeshjet Kukësi-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Tv Klan