Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” teksa kërkon mbështetje nga vjehrra, pasi nuk ka kur të jetojë, duke pretenduar se shtëpinë ia ka marrë e motra, Brikena, Laerti ka ndarë episode shumë të tensionuara nga marrëdhënia e tij dhe e nuses me prindërit e tij.

 Ai ka treguar vështirësitë e bashkëjetesës me ta, duke zbuluar se konfliktet dhe debatet e vazhdueshme e kishin bërë të pamundur jetesën nën të njëjtën çati.

“Kam jetuar 8 muaj, e shumta 10! Sepse konflikti eskaloi. Nuk mundeshim që të jetonim më atje, sepse vetëm stres, sa edhe buka na ka vënë mbrapa qafës, nuk kemi ngrënë ndonjëherë bukë rehat, të na vinte buka në barkut. Nuk ka pritur asnjëherë që prindërit e mi të mbanin fëmijët e mi, të gjitha i kam bërë me shpenzimet e mia dhe të gruas sime. Por në vitin 2016 rrogat kanë qenë shumë të vogla. Kam qenë pa punë, nuk ka pasur punë në atë kohë. Ia kam dalë me shumë vështirësi vetëm që mos t’u bija në qafë prindërve. Edhe më vëllain tim ka ndodhur e njëjta gjë, sherret me nënën. Mamaja ime ka filluar përsëri më nusen e vëllait, se unë kam qenë i vogël atëherë, sherre…Iku edhe Lorenci se u bë debat i madh. U rrita unë, u martova ndodhi e njëjta situatë edhe me mua, saqë shkoi situata deri në atë pikë sa u thashë “më thoni të paktën që nuk jam fëmija juaj, sepse po më dilni kundra të gjithë pa iu bërë asnjë gjë”. Sa edhe nuses ia kanë marrë tenxheren e gatimit, me gjellë ia kanë hedhur nga këmbët. Kjo është e padrejtë.”

Laerti rrëfen se situata kishte arritur deri në atë pikë sa kishte tentuar t’i jepte fund jetës, duke treguar edhe momentin kur ishte ndalur nga i ati.

“Derisa kam ardhur këtu mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që unë them. Kam kaluar gati depresion, ndaç më besoni, ndaç jo! Jam matur…kam bërë një veprim sa desh jam hedhur nga kati i katërt, vetëm se më ka mbajtur babai. Nusja ka qenë me vajzën e vogël në krah, aty ka qenë edhe motra ime, kjo Brikena. Situata ishte shumë stresuese, të gjithë kundra, të gjithë duke bërtitur, saqë nuk po duroja dot më. U bë e përditshme!”

/tvklan.al