#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 19:00, data 1 Mars 2024 #TvKlan Plus.
Spiker: Enita Mema
Headlines Klan Plus 1 Mars
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev diskutuan në Baku projektet e përbashkëta energjitike. Në samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, Rama u shpreh se, synohet ndërtimi i një qendre gazi në Vlorë.
Greqia ndryshon qëndrim përsa i përket bllokimit të procesit integrues të Shqipërisë. Në një letër firmosur nga 7 vende të BE-së, midis tyre dhe Ministri i Jashtëm i grek, kërkohet që zgjerimi i unionit, të kryhet sa më shpejt.
Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, është paraqitur këtë të premte në SPAK. Ai dëshmoi si person në dijeni të rrethanave të një hetimi.
Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i njohur për britanikët falë bregdetit, peizazheve mahnitëse dhe cmimeve të lira. ‘The Sun’ thotë se, vendi ynë është mjaft popullor vitet e fundit për pushuesit britanikë.
“Rreth 400 mijë persona morën pjesë në funeralin e ish liderit të opozitës rusë, Aleksei Navalni. Ata nuk iu binden urdhrit të autoriteteve për ceremoni private. Qytetarët e cilësuan presidentin Putin, një vrasës.
/tvklan.al












Botërori 2026 