#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 19 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Greta Duka

Headlines Klan Plus 19 Mars

Kryeministri Edi Rama deklaron se aplikimi i projektit ne Ishullin e Sazanit po shqyrtohet nga qeveria sipas ligjit. Ai konfirmoi se nuk bëhet fjalë për të falur asnjë pasuri të shqiptarëve ndërsa po shqyrtohet edhe pjesëmarrja e shtetit ne investim.

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi ka kërkuar hapjen e menjëhershme të kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, vendi ynë ka plotësuar të gjitha kushtet e caktuara nga Bashkimi Evropian.

Zyrtari i Larte i Departamentit te Shtetit nga Tirana, ka nxitur drejtesine shqiptare qe ti japin fund pandeshkueshmerise dhe te mos dorezohen pasi jane ata qe po sjellin ndryshimin e kërkuar.

Denohet me 20 muaj burg ish zyrtarja Alda Klosi per 500 mije eurot e gjetura ne oxhakun e apartamentit te pastrueses. Kjo e fundit u denua me 4.8 vite burg ndersa djali i saj me 3.4 vite burg

Kosova e Serbia po negociojne zbatimin e marrëveshjeve dhe gjetjen e nje zgjidhjeje per Dinarin ne Bruksel. Kryenegociatoret ndodhen ne trysnine e BE-se per te gjetur zgjidhje per normalizmin e marrëdhënieve Prishtine-Beograd.

/tvklan.al