#edicioniinformativ #lajme #TvKlan #klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 24 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan Plus 24 Mars

Sipas SPAK, Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka qenë në dijeni të falsifikimit të dokumenteve për dy pronat në Dhërmi. Ai akuzohet se ka mundësuar tjetërsimin e dy pronave që më pas u shitën për investim strategjik.

Dy grupimet e Partisë demokratike kanë zhvilluar zhvilluar takime të veçanta në Dibër, gati në të njëjtën kohë. Bardhi dhe Noka kërkuan bashkimin, ndërsa Lulzim Basha nuk i kurseu sulmet ndaj grupit të Rithemelimit.

Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të diel u kremtua Dita e Larit, ose siç quhet ndryshe dita e Palmave, që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalljes së Krishtit.

Qytetarë të shumtë në disa qytete të Rusisë kanë nderuar viktimat e masakrës në Krasno-gorsk pranë Moskës. Sipas autoriteteve rus 133 persona mbetën të vrarë dhe mbi 140 janë plagosur nga sulmi terrorist.

Ekipi ynë kombëtar ka mbërritur dje në mbrëmje në Suedi ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore. Deri më tani janë shitur 17 mijë bileta. Ndeshja miqësore me Suedinë do të luhet të henën në orën 19:00.