#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 16:00, data 26 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Greta Duka

Headlines Klan Plus 26 Mars

Kryeministri Edi Rama ben thirrje per kualifikimin e te rinjve per te përballuar fluksin turistik. Kerkoi reflektim per pagat nga biznesi privat për ulur presionin e vendeve te pasura ne marrjen e krahut te punës.

Kryebashkiaku ne detyre i Himarës Jorgo Goro eshte lene ne qeli. Jepet masa e sigurise edhe per ish-drejtorin dhe ish juristin e Kadastrës se Vlorës. Akuzohen per tjetërsimin e mbi 10 mije metra toke ne Himare.

Trafik armesh nga Shkodra ne Tirane. Policia godet grupin e te rinjve qe do te furnizonte bandat kriminale te Tiranes me baze armatimi. Arrestohen 5 te rinj, mes tyre dhe ish- punonjësja e policisë se burgjeve.

Media italiane “Vanity Fair” rendit arsyet pse duhet vizituar Tirana, duke shërbyer si një guidë turistike për këdo që zgjedh të vizitojë kryeqytetin shqiptar. Shqiperia merr vemendje per turizmin edhe nga mediat franceze.

Nje anije e ngarkuar me kontejnerë shemb urën 3 kilometra te gjate ne Baltimore te SHBA-se. Nga përplasja e forte rezultojnë te zhdukur te pakten 20 persona. Fundoset edhe anija qe shkaktoi aksidentin.