#klanplus #klanpluslajme #lajme, #edicioniinformativ ora 19:00, data 8 Mars 2024 #TvKlan Plus.

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan Plus 8 Mars

Zbulohen detaje te reja për arsenalin e armëve që u gjet në Babicë të Vlorës. Njëri nga snajperat mendohet se u përdor për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit. I arrestuari dyshohet se ka lidhje me disa grupe kriminale.

Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës heq Shqipërinë nga lista e monitorimit. Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se ky vendim është një tregues i qartë i progresit të vendit tonë.

Në ditën ndërkombëtare të gruas, Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri thirrje për denoncimin e të gjitha formave të dhunës. Prej vitit 2010, 159 gra dhe vajza u vranë në vendin tonë.

Vrulli i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, inflacioni ra në 2.6 % në muajin shkurt. Për këtë ndikuan ushqimet dhe transporti. Bulmeti e zarzavatet ende me kosto të larta.

Shqipëria vijon të jetë në faqet e para të gazetave të huaja që e vlerësojnë si destinacion të rëndësishëm turistik. Media spanjolle “La Razon” rekomandon vendet që nuk duhen lënë pa vizituar.

/tvklan.al