Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 1 Mars 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Oljana Maloku
Headlines
Shkarkohet Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit komandohet Sokol Bizhga
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vendimi vjen pas incidenteve që shoqëruan protestën e djeshme të opozitës, ku ndër të tjera u hodhën molotovë edhe ndaj Vilës 31 në zonën e Bllokut. Në vend të tij komandohet Sokol Bizhga.
Protesta e opozitës, arrestohen 4 persona, procedohet në gjendje të lirë deputeti Balliu
Policia arrestoi katër persona si përgjegjës për aktet e dhunës gjatë protestës së opozitës, të mbajtur një natë më parë në Tiranë. Procedohet në gjendje të lirë deputeti demokrat Klevis Balliu, si përgjegjës për organizimin e tubimit.
Rama: ndryshimet në qeveri të parapara, Ballukun nuk do ta largoja për punën
Kryeministri Edi Rama shprehet se ndryshimet në qeveri kanë qenë të parapara dhe pjesë e një vizioni të ri qeverisës. Ai thotë se zëvendëskryeministren Belinda Balluku nuk do ta kishte larguar, për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme në punë.
Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Irani shpall 40 ditë zie për liderin suprem dhe bashkëpunëtorët e tij
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka mbetur i vrarë gjatë sulmeve të së shtunës, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Lajmin e konfirmuan autoritetet në Iran, të cilat, në nder të tij, shpallën 40 ditë zie kombëtare.
Lindja e Mesme në flakë, Irani sulmon aleatët e SHBA-së, raketat arrijnë deri në Qipro
Vrasja e liderit suprem të Iranit e ka futur gjithë Lindjen e Mesme në flakë. Teherani ka sulmuar aleatët amerikanë në rajon, teksa raketat kanë arritur deri në Qipro. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë goditur baza ushtarake dhe rezidenca qeveritare iraniane.
/tvklan.al












Botërori 2026 