Lajme, #edicioniinformativ ora 22:50, 1 Mars 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines


Shkarkohet Ilir Proda, në krye të Policisë së Shtetit komandohet zëvendësi Sokol Bizhga
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Vendimi vjen pas incidenteve në protestën e opozitës, ku u hodhën molotovë edhe ndaj “Vilës 31”, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Në vend të tij komandohet Sokol Bizhga.

Rama: Sulmi ndaj “Vilës 31” për të njollosur Shqipërinë, Berisha: Marshim epik
Kryeministri Edi Rama thotë se sulmi ndaj “Vilës 31”, që rrezikoi jetën e artistëve, është një akt i verbër për të njollosur Shqipërinë. Sali Berisha e quan protestën marshim epik ndaj regjimit. Policia arreston katër persona si përgjegjës për aktet e dhunës.

Ambasada franceze: Sulmi ndaj “Vilës 31” i patolerueshëm, BE: U rrezikuan njerëzit
Sulmi ndaj “Vilës 31”, në zonën e ish-Bllokut, që menaxhohet nga një fondacion francez, është dënuar nga Ambasada e Francës në Tiranë, e cila thekson se vënia në rrezik e rezidentëve është e patolerueshme. Reagim bëri edhe delegacioni i Bashkimit Europian.

Rama: Ndryshimet në qeveri të parapara, Ballukun nuk do ta largoja për punën
Kryeministri Edi Rama shprehet se ndryshimet në kabinet kanë qenë të parapara dhe pjesë e një vizioni të ri qeverisës. Ai thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do të ishte larguar, nisur nga rezultatet e jashtëzakonshme në punë.

Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Irani 40 ditë zie për liderin suprem dhe bashkëpunëtorët e tij
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka mbetur i vrarë gjatë sulmeve të së shtunës të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli. Lajmin e konfirmuan autoritetet në Iran, të cilat shpallën 40 ditë zie kombëtare në nder të tij.

Lindja e Mesme në flakë, Irani sulmon aleatët e SHBA, raketat arrijnë deri në Qipro
Vrasja e liderit suprem të Iranit ka futur gjithë Lindjen e Mesme në flakë. Teherani sulmoi aleatët amerikanë në rajon, ndërsa raketat kanë arritur deri në Qipro. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara godasin baza ushtarake dhe rezidenca iraniane.

Shuhet aktori i humorit Mane Lumani, pjesë e “Parodistëve të Vlorës”
Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare aktori i humorit Mane Lumani, i njohur si pjesë e grupit të Parodistët e Vlorës. Për dekada me radhë ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit të tij dhe në skenat kombëtare.

/tvklan.al