lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 1 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 1 Prill 2024

Mbyllen për 48 orë pikat kufitare me Greqinë. Kalohet vetem në këmbë, nuk lejohen automjetet

Prej së martës do të mbyllen për 48 orë pikat kufitare me Greqinë. Shkak bëhet një protestë e sindikatave greke duke detyruar emigrantët shqiptarë të kalojnë pa automjetet e tyre. Probleme të pakta u raportuan sot vetëm në Kapshticë.

Sekuestrohen pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës: 10 automjete dhe 8 pasuri të paluajtshme

SPAK ka sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme e llogari bankare dhe 10 automjete në pronësi të të afërmeve të Gëzim Çelës. Ato dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të ashtuquajturit “Baroni i Drogës”.

Zbardhet vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë. Katër persona në prangat e policisë

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme ku një 18-vjeçar u vra me thikë pas një përplasjeje mes dy grupesh. Policia tha se ka ndaluar 4 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

BSH: Turizmi rriti kreditimin. Mediat britanike: Vizitoni thesaret e Shqipërisë

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë zbulon se sipërmarrjet në sektorët e turizmit dhe të shërbimeve kanë rritur kërkesat për kredi. Ndërkohë mediat më në zë britanike ftojnë lexuesit e tyre të vizitojnë ato që i quajnë “Thesaret e Shqipërisë”.

Erdogan pëson disfatë në zgjedhjet lokale. Opozita republikane mban qytetet e medha

Partia e presidentit turk Rexhep Taip Erdoan pësoi një disfatë të rëndë në zgjedhjet lokale të së Dielës. Opozita republikane jo vetëm që ruajti qytetet kryesore të fituara në 2019-ën, por edhe zgjeroi hartën me bastione të Erdoanit.

Legalizohet perdorimi i kanabisit në Gjermani. Hyrja në fuqi e ligjit pritet me festime

Nga kjo e Hënë, kanabisi në Gjermani mund të konsumohet lirisht, por me sasi dhe në vende të kufizuara. Në Berlin, mijëra njerëz u mblodhën në sheshe për të festuar në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit.

7 milionë tifozë drejt Gjermanisë për euro 2024. 2.1 milionë do t’i ndjekin ndeshjet nëpër stadiume

Autoritetet gjermane po punojnë intesivisht për Europianin pasi pritet që vendin ta vizitojnë rreth 7 milionë tifozë. 2.1 milionë do të ndjekin ndeshjet në stadiume. Qendra gjermane e turizmit thotë se prenotimet janë më të larta se parashikimet.

/tvklan.al