Spiker: Redi Prifti
Headlines 10 janar 2026
Përmirësohet situata e përmbytjeve, uji tërhiqet nga banesat. Dhjetëra makina bllokohen nga bora
Ka njohur një përmirësim situata e përmbytjeve këtë të shtunë. Në Durrës dhe Vlorë uji është tërhequr nga banesat, por në veri ka pasur sërish fryrje të lumenjve. Problem mbetet bora, e cila në Qafën e Murrizit dhe Qafën e Llogarasë bllokoi dhjetëra makina.
Prurje të larta në Drin, rritet prodhimi i energjisë. KESH shton shitjet, situata në kaskadë e qëndrueshme
Situata hidrike në kaskadën e Drinit paraqitet e qëndrueshme, pavarësisht prurjeve të larta. Sipas përditësimit zyrtar të KESH, prodhimi ditor ka arritur në 24 mijë megavat-orë, ndërsa paralelisht ka vijuar edhe shitja e energjisë në treg.
Opozita, protestë kombëtare në 24 janar. Berisha: Rruga e vetme për largimin e regjimit
Opozita do të zhvillojë në 24 janar protestën e parë kombëtare për këtë vit. Vendimi u mor në një mbledhje të kryesisë së PD-së ku kryedemokrati Sali Berisha tha se protestat janë e vetmja rrugë për rrëzimin e regjimit.
“European Business Magazine”: BE të kërkojë llogari për shkeljet e sistemit të drejtësisë
Revista e përmuajshme “European Business Magazine” shkruan se BE duhet të reagojë për shkeljen e parimeve demokratike në Shqipëri për shkak të vendimeve të gjyqësorit. Ajo nënvizon numrin e lartë të të paraburgosurve në vendin tonë.
Zjarri masiv te “5 Maji”, policia: Shkaku, aksidental. Një shkëndijë elektrike ndezi flakët te tregu
Një shkëndijë elektrike ishte shkaku i zjarrit masiv që shkrumboi dhjetëra dyqane në tregun e rrobave të “5 maji” në kryeqytet. Ky është përfundimi që kanë arritur hetimet e policisë, sipas të cilave ngjarja ka qenë aksidentale.
/tvklan.al












Botërori 2026 