lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama: Shkodra u mbajt peng nga e shkuara. Edhe demokratët të na bashkohen për transformimin.

Kryeministri Rama thotë se Shkodra është bashkia më e prapambetur për shkak të pengmarrjes së të shkuarës. Ai u angazhua për transformimin e qytetit ndërsa ftoi edhe demokratët t’u bashkohen në nismën e marrë.

Vritet një shqiptar dhe plagosen 3 të tjerë. Shkak përlasjet mes grupeve kriminale.

Një 27-vjeçar shqiptar u vra ndërsa 3 të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Frosinone të Italisë. Policia ka vënë një pranga një person ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet se shkak janë përplasjet mes grupeve kriminale.

Ekzekutohet ish-boksieri shqiptar në Gjermani. 38-vjeçari Besar Nimani u qëllua jashtë një lokali.

Ish-boksieri 38-vjeçar Besar Nimani u vra në mbrëmjen e së shtunës në Gjermani. Shqiptari nga Kosova u qëllua nga dy persona jashtë një restoranti ndërsa motivet e krimit mbeten të paqarta. Ai ishte kampion Gjermanie dhe Europe.

Abuzimi me fëmijët, më së shumti brenda familjes. Denoncime edhe për raste në komunitet dhe shkolla.

Rastet më të shumta të dhunimit apo abuzimit të fëmijëve ndodhin në ambientet familjare. Një raport i fundit që analizon denoncimet e bëra vëren se ambiente e tjera ku abuzohet janë ndaj të miturve janë komuniteti dhe shkollat.

Gripi nuk po largohet as me ardhjen e pranverës.ISHP: Më shumë raste në Gjirokastër, Durrës e Berat.

Edhe pse jemi zyrtarisht në periudhën e pranverës gripi mbetet mjaft agresiv në vendin tonë. Vetëm javën e kaluar u regjistruan rreth 15 mijë raste nga ISHP. 18 qytete kanë rritje ku vendet e para i mbajnë Gjirokastra, Durrësi dhe Berati.

Biden dhe Trump përplasen ne Georgia. Akuza të rënda mes kandidatëve për president.

Ashpërsohen debatet mes Donald Tramp dhe Xho Bajden për garën presidenciale të nëntorit. Ish-presidenti tha në Xhorxhia se Bajden nxiti emigracionin e paligjshëm, por kreu i shtëpisë së bardhë e quajti një rrezik për demokracinë.

/tvklan.al