Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 10 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Rama: Mbyllim negociatat në 2027-ën. Protestat janë komplekse. Brenda “kazanit”, Irani, Antifa dhe opozita
Në një nga panelet e Forumit të Paqes në Paris, Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027-ën. Protestat i quan komplekse, duke u shprehur se brenda kazanit gjendeshin edhe Irani, Antifa dhe opozita.

Veliaj, letër Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK: Dua të marr pjesë në Asamblenë Socialiste
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet të shtunën. Kërkesën Veliaj ia ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe SPAK-ut.

Guardia di Finanza: Tendenca e kultivimit të kanabisit në Shqipëri ra. Policia zbuloi 132 mijë bimë
Tendenca e kultivimit të kanabisit në vendin tonë ka pësuar rënie gjatë këtij viti. Në këtë përfundim ka dalë “Guardia di Finanza” pas 62 misioneve të monitorimit nga ajri. Autoritetet shqiptare zbuluan 132 mijë bimë të mbjella në territor.

INSTAT: Më shumë lindje se vdekje nga korriku në shtator, por kriza demografike prezente
Shtesa natyrore e popullsisë nga korriku në shtator të këtij viti ishte pozitive, me afro 750 lindje më shumë se fatalitete. Megjithatë, kriza demografike vazhdon, pasi numri i lindjeve ka rënë me ritëm të shpejtë krahasuar me një vit më parë.

Rubio: Negociata produktive për Ukrainën. Moska kërkon territore, por Kievi është kundër
Produktive dhe thelbësore është vlerësuar dita e parë e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dabi. Megjithatë, palët mbeten larg qëndrimeve të njëra-tjetrës, pasi Moska nuk heq dorë nga pretendimet territoriale që Kievi i kundërshton.

Kombëtarja përgatitet për Finlandën, shiten të gjitha biletat. Sfida, drejtpërdrejt në TV Klan
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Finlandës, e cila do të luhet më 12 nëntor në “Arenën Kombëtare”. Sipas Federatës, janë shitur të gjitha biletat. Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në TV Klan.

/tvklan.al