Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 10 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 10 Shtator 2024

Shqipëria humbet me Gjeorgjinë në sfidën e dytë të ligës së kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi minimalisht 1-0 sfidën ndaj Gjeorgjisë të luajtur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuan nga një goditje në pjesën e dytë të takimit që u transmetua direkt në Tv Klan. 

Vriten dy vëllezër në Roskovec të Fierit. Autori i qelloi pas një sherri mes fëmijëve

Dy vëllezër u vranë me armë në Roskovec të Fierit. Një 49-vjeçar i qëlloi me automatik në një lokal duke i lënë të vdekur ne vend, pas një sherri mes fëmijëve te tyre. Pas krimit, autori u dorëzua ne polici bashke me armën e përdorur.

Rritet interesi i të huajve për prona në Shqipëri. 27% e banesave, të blera nga jorezidentët

Rritet interesi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë konstaton se 27% e banesave të shitura nga Janari në Qershor janë blerë nga shtetas jorezident. 61% e tyre janë nga vende te BE-së.

Nis depistimi në shkolla për skoliozën. Ekspertët ngrenë alarmin për pasojat tek fëmijët

Nis për herë të parë depistimi për skoliozen në shkollat e vendit. Ekspertët ngrenë alarmin se deformimi i shtyllës kurrizore po prek fëmijët, për shkak të peshës së çantave të shkollës dhe përdorimit pa kriter të telefonave celulare.

Harris – Trump, edhe pak orë nga debati i parë. Përballja presidenciale, testi kryesor i fushatës

Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen për herë të parë në një debat televiziv, në orën 3 pas mesnate. Debati konsiderohet si testi kryesor i fushatës për zgjedhjet e 5 nëntorit.

/tvklan.al