Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Normalizohet situata nga zjarret në Dropull. Shiu eliminon vatrat, nuk rrezikohen banesa

Normalizohet situata nga zjarret në zonën e Dropullit pasi zona u përfshi nga reshjet e shiut gjatë pasdites. Flakët nuk rrezikojnë më shtëpitë e zonës. Aktive mbetet për momentin vetëm vatra e zjarrit mes Delvinës dhe Gjirokastrës.

Temperatura deri në 42 gradë në Shqipëri. Sinoptikanët: I nxehti zgjat deri në fundjavë

Shqipëria është përfshirë nga një mot ekstrem, me temperatura që arrijnë deri ne 42 grade. Sinoptikanët thonë se vala e te nxehtit do te zgjasë edhe në fundjave. Rriten thirrjet për ndihmë drejt shërbimit të urgjencës.

Rama në Shtëpinë e Bardhë. Biden pret krerët e shteteve anëtare të Nato-s

Presidenti Biden priti ne Shtëpinë e Bardhe krerët e vendeve anëtare te NATO-s, mes te cilëve edhe kryeministrin Edi Rama. Ne samitin e 75-vjetorit, NATO miratoi një ndihmë prej 40 miliardë eurosh për Ukrainën.

Opozita proteston sot para kryeministrisë. 1 000 policë në gatishmeri për të ruajtur rendin

Opozita zhvillon sot në mbrëmje protestën e paralajmëruar kombëtare, përpara kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit. Policia ka vendosur në gatishmëri 1 mije forca për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe rendin publik.

Petro Gjikuria, kandidat i opozitës në Himare. Biznesmeni shqiptaro-amerikan sfidon Tavon

Petro Gjikuria do te jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Biznesmeni shqiptaro – amerikan do të garojë përballë kandidatit të mazhorancës, prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo.

Spanjë – Angli, në finalen e Euro 2024. De La Fuente premton spektakël në Berlin

Spanja dhe Anglia janë dy finalistët e Kampionatit Europian te Futbollit, pasi anglezet mundën mbrëmë Holandën. Trajneri spanjoll Luis de la Fuente ndez sfidën duke premtuar spektakël në ndeshjen e Berlinit, që do të transmetohet në Tv Klan.

/tvklan.al