Lajme, #edicioniinformativ ora 22:40, 11 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Prill 2025

Nis fushata elektorale. PS, takime me gratë. Rama për TV Klan: Kemi një armatë të pathyeshme
Ka nisur sot zyrtarisht gara elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në takimin me gratë socialiste, Edi Rama tha se PD do të pësojë disfatën më të madhe që nga viti 1997. Per Tv Klan ai nënvizoi se fushata e socialisteve bazohet ne nje armate te pathyeshme.

PD çel fushatën, Berisha: Zotohem t’i jap fund shtetit të narkodiktaturës. Rama të mos prek votën

Opozita e çeli fushatën me një takim në sheshin “Nënë Tereza”, i cili është konceptuar si një “Town Hall”, bazuar në modelin e fushatës së Donald Trump. Kreu i PD, Sali Berisha u zotua ta nxjerrë vendin nga kthetrat e narkodiktaturës, ndërsa paralajmëroi Ramën të mos prek votën

Divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gjykata e Tiranës vendos zgjidhjen e martesës
Divorcohen zyrtarisht pas 27 vitesh martese ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e martesës pas padisë së bërë në qershor të vitit të kaluar.

Mbërrijnë në Gjadër 40 emigrantë nga Italia që u është refuzuar azili. Janë në pritje të riatdhesimit
Mbërritën sot në Shëngjin 40 emigrantë nga Italia, të cilët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i parë i emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili dhe janë në pritje të riatdhesimit. Më parë, në Gjadër vinin ata që kapeshin në det.

Krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit. Ndihmë në kredimarrje për sektorët prioritarë
Krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51 për qind e aksioneve të së cilës janë shtetërore. Bujqësia dhe ndërmarrjet e prodhimit vendas do ta kenë më të lehtë kredimarrjen, ndërsa qytetarët mund të depozitojnë kursimet e tyre.

12 lojtarë të Serie A në baste të paligjshme, 5 në arrest shtëpie. Kapet 1.5 milionë euro
12 futbollistë të Serie A janë përfshirë në një skandal bastesh të paligjshme. Mediat raportojnë se ata nuk kanë trukuar ndeshje, por kanë vendosur shuma parash në disiplina të tjera në faqe ilegale. Policia ka sekuestruar 1.5 milionë euro.

/tvklan.al