Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Raporti i KE: 86 % më shumë turistë në Shqipëri. Për europën priten mbi 800 mdl euro të ardhura

Komisioni Europian parashikon se Shqipëria do të presë

86% me shumë vizitorë këtë vit, duke lënë pas edhe Greqinë, Italinë apo Turqinë. Komisioni parashikon se Europa do te ketë 80 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit.

Goditet rrjeti që shpërndante drogë në shkolla e lokale në Tiranë. 19 përfundojnë në pranga, 4 në kërkim

Policia e Tiranës godet një rrjet te shpërndarjes së kokainës, heroinës dhe hashashit në shkolla dhe disa lokale të kryeqytetit, duke vene ne pranga 19 persona dhe duke shpallur në kërkim 4 të tjerë. Njëri nga anëtarët akuzohet dhe për vrasje.

Shuhen zjarret në Dropull dhe Malin e Gjerë. Vatra aktive

në Delvinë dhe Lurë

Përmirësohet situate nga zjarret në Dropull pasi pasditen e sotme u arrit të shuhen vatrat që përfshinë Malin e Gjerë. Ministria e Mbrojtjes raporton se aktualisht po punohet për vënien nën kontroll të zjarreve në Delvinë dhe Lurë.

Biden, lumë gafash në samitin e NATO në SHBA. Zelensky-n e ngatërron me Putin, Trump me Harris

Presidenti amerikan, Xho Bajden është vënë sërish në shënjestër të kritikave, pas disa gafave radhazi ne samitin e NATO-s. Ai ngatërroi Presidentin Zelenski me Putinin dhe zëvendëspresidenten Kalama Harris me ish-presidentin Trump.

Finalja e madhe e Euro 2024. Anglezët, stërvitje në pishinë përpara ndeshjes me Spanjën. Olmo: Lojë unike

Anglia dhe Spanja po bëjnë përgatitjet e fundit për finalen e madhe të Euro 2024 që do të luhet të dielën në stadiumin e Berlinit. Anglezët po praktikojnë stërvitje në pishinë, por sulmuesi spanjoll Dani Olmo paralajmëron një lojë unike kundër tyre.

/tvklan.al