Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 12 korrik 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 12 Korrik 2025
Prishen 60 objekte pa leje në Theth, vijojnë tensionet mes banorëve dhe autoriteteve
Në ditën e gjashtë të operacionit për pishjen e ndërtimeve pa leje në Theth numri i objekteve të shembura ka shkuar në 60. Edhe këtë të shtunë nuk munguan tensionet mes IKMT-së, Policisë dhe banorëve që kundërshtojnë.
Dalin pamjet e sulmit me molotov ndaj IKMT në Theth. Policia e mohoi
Dalin pamjet e sulmit me molotov ndaj punonjësve IKMT-së një ditë më parë në Theth. Policia në njoftimin e saj për këtë ngjarje, kishte mohuar që ndonjë fadromë apo punonjës i IKMT-së të ishte sulmuar me lëndë djegëse.
Pezullohet AKU. Qumështi e mishi pa faturë do të sekuestrohen
Me një urdhër të ministres së Bujqësisë u pezullua sot aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Prej së hënës do të nisë edhe sekuestrimi i çdo produkti të mishit e bulmetit që tregtohet pa faturë. Penalizime do ketë edhe për bizneset në shkelje.
GJKKO lë në burg ish-shefin e krimeve e 6 të tjerë. Akuzohen për trafik droge
Do të qëndrojë në burg ish-shefi i krimeve në komisariatin 3 të Tiranës dhe 6 personat e tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Ish-zyrtari i policisë akuzohet se i jepte të dhëna të sistemit TIMS njërit prej anëtarëve të grupit kriminal.
Trump, tarifë 30% ndaj produkteve të BE. Von Der Leyen: Do dëmtoojnë qytetarët
Presidenti amerikan Donald Tramp ka shpallur tarifë 30 për qind për mallrat e BE-së që do futen Ashtu sic e kishte paralajmeruar, kreu i Shtepise se Bardhe ka derguar ne Bruksel letren per tarifen 30 % ndaj produkteve europiane. I menjehershem ishte reagimi i presidentes se KE-se Ursula Von Der Leyen e cila tha se eshte gati per hapat qe duhet te ndermerren.
Rishikim i skemës “Final Four”, formati nuk ndryshon, do të shohet konkurrenca
Kampionati shqiptar do të vijojë me formatin “Final Four”, por skema mund të rishikohet për të përmirësuar garën. Ky ishte qëllimi i një takimi mes departamentit të garave në Federatë dhe zyrtarëve të klubeve. Vendimi do të njoftohet në vijim.
/tvklan.al












Botërori 2026 