Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 12 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Sonte, Shqipëri – Finlandë në TV Klan. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të garantuar vendin e parë

Kombëtarja zbret sonte në fushën e “Air Albania” për t’u përballur me Finlandën. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e parë në grupin C1 dhe për të hedhur një hap drejt rikthimit në Ligën B. Sfida transmetohet në TV Klan.

Rama në Irlandë: Shqiptarët më votuan që ta çoj vendin në BE. Samiti i NATO-s, jo në 2027

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të japë dorëheqjen, pasi është votuar nga shqiptarët ta çojë vendin në BE. Nga Dublini, ku mori pjesë në takimin e Komunitetit Politik, ai tha se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, por jo në vitin 2027.

Esmeralda Hasani, drejtoresha e re e SHISH. Berisha: Është kopja e Vlora Hysenit

Presidenti Begaj ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Esmeralda Hasanin si drejtoreshë të re të SHISH. Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se ajo nuk mund të jetë veçse një kopje e paraardhëses së saj, Vlora Hysenit.

Gjiknuri: Nuk do të vëmë në rrezik zgjedhjet. Opozita, e kompleksuar të bëjë kompromise

Damian Gjiknuri thotë se, me apo pa PD-në, amendimet e Kodit Zgjedhor për të integruar ndryshimet që imponon harta e re territoriale do të miratohen, pasi nuk mund të rrezikohen zgjedhjet vendore. Ai thotë se opozita është e kompleksuar të bëjë kompromise.

Jep dorëheqjen CEO i Nvidia-s pas zbulimit të lidhjes me vartësen dhe një spiune kineze

Jensen Huang dha dorëheqjen nga postet e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të Nvidia-s, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë që bashkëthemeloi. Largimi vjen pas zbulimeve për dy lidhje jashtëmartesore, përfshirë edhe një spiune kineze.

/tvklan.al