Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 12 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 12 Shkurt 2025

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, liron nga arresti Ajola Xoxën. Nuk ndryshon masa për 6 biznesmenët

Pas një seance maratonë, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa liroi nga arresti në shtëpi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Nuk ndryshon masa për 6 biznesmenët

Rama: S’ka prova në Romanin 400 faqësh për Veliajn. Nuk mund të goditet demokracia në emër të anti-korrupsionit

Kryetari i Bashkise se Tiranes del para Gjykates se Posacme per t’u njohur me masen e sigurise, se bashku me bashkeshorten dhe 6 biznesmene. Qytetare e simpatizante te shumte mblidhen para GJKKO ne mbeshtetje te tij.

Berisha: Rama, në Pazar me Dumanin për Veliajn. Duhet një reformë e pavarur në drejtësi

Por kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e akuzon kryeministrin Rama per pazar me kreun e SPAK-ut per arrestimi ne Veliajt. Berisha riperserit se eshte gati per nje reforme te pavarur drejtesi, me ndihmen e nderkombetareve.

INSTAT: Popullësia në 5 qarqe po zvogëlohet. Korça në krye, ka më shumë vdekje se lindje

Popullsia po zvogelohet ne pese qarqe te Shqiperise. Instituti i Statistikave raporton se ne Korçe, Vlore, Berat, Gjirokaster e Fier numri i vdekjeve është më i madh se lindjet. Ne 7 qarqe te tjera, me ne krye Tiranen, popullsia po njeh rritje.

Trump, 90 minuta telefonatë me Putin: Bisedë produktive, gati negociatat për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Tramp dhe ai rus Vladimir Putin folën të mërkurën për rreth 90 minuta në telefon. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi bisedën shumë produktive, ndërsa tha se shumë shpejt do të fillojnë negociatat për fundin e luftës në Ukrainë.

Kombëtarja e skive në garat e botërorit. Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi e Deni Xhepën

Skiatorët e kombëtares shqiptare i janë bashkuar Botërorin që po mbahet në Salbah të Austrisë. Nënkampionia e botës, Lara Kolturi do të zhvillojë nesër garën e slalomit gjigand dhe më pas do të garojë edhe Deni Xhepa.

/tvklan.al