Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05, 13 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

COELA nis shqyrtimin e tre kapitujve të tjerë të integrimit të Shqipërisë në BE
COELA, Grupi i Punës për Zgjerimin në BE, ka nisur diskutimin për propozimin e Komisionit Europian për mbylljen e 3 kapitujve të tjerë për Shqipërinë. Bëhet fjalë për kapitujt që trajtojnë shoqëritë tregtare, pronësinë intelektuale dhe peshkimin.

Brukseli vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kallas: Janë pranë finishit të anëtarësimit
Bashkimi Europian vlerëson sërish si pozitive ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit. Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, thotë se të dyja vendet janë pranë finishit të anëtarësimit në Union.

Berisha: Për largimin e Ramës duhet bashkim opozitar. S’pranojmë votim elektronik
Partia Demokratike prezanton paketën e plotë për reformën zgjedhore. Sali Berisha thotë se nuk pranon asnjë votim elektronik për shkak të problemeve të hasura më parë dhe se, për të mundur Ramën, duhet një bashkim i gjerë opozitar.

Erion Veliaj kallëzon drejtoreshën e burgjeve: Ka shpërdoruar detyrën me transferimin tim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kallëzuar në prokurori Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre. Veliaj kërkon hetim të transferimit nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe të vonesave në trajtimin e tij shëndetësor.

“EU Policies”: Në Shqipëri, portale të pakontrolluara. Po i kthejnë lajmet denigruese në biznes
Shqipëria numëron rreth 900 portale online, shpeshherë me pronarë e adresa të panjohura. Sipas medias “EU Policies” (I-JU Polisiz), një pjesë e tyre po i kthejnë lajmet denigruese në biznes fitimprurës. Ekspertët e medias thonë se kjo ndikon në besueshmërinë e gazetarisë.

SHBA-të pezullojnë fluturimet ajrore, shkak problemet e komunikimit me pistat
Për shkak të problemit me komunikimin me kullat ajrore, Sekretari amerikan i Transportit tha se vendimi u mor për shkak të sigurisë dhe se ende nuk dihen shkaqet. Ky është rasti i tretë, përfshirë edhe atë pas sulmit të 11 shtatorit 2001.

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Bjellorusinë, nesër nisen në Budapest
Kombëtarja nuk humb kohë dhe nis përgatitjet për duelin e fundit të Ligës së Kombeve me Bjellorusinë. Skuadra është stërvitur këtë të premte në Tiranë, teksa nesër do të niset drejt Budapestit, ku do të zhvillohet sfida. Ndeshja e së dielës do të transmetohet në TV Klan.

/tvklan.al