Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 14 Korrik 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Iva Kalemi
Headlines
Sot, konferenca e 9-të Shqipëri-BE, mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave. Kos: Moment historik
Mbahet sot në Bruksel konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila do të shënojë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave për vendin tonë. Komisionerja Marta Kos e cilëson këtë një moment historik.
Berisha: Grup pune për të faktuar lidhjet e krimit me qeverinë. Shqipëria, narkoshtet
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u kërkon partive të djathta europiane të krijojnë një grup të posaçëm pune për të verifikuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin. Ai thotë se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet që qeveriset nga grupet kriminale.
Franca feston Ditën e Bastijës. Në paradë parakaloi edhe një njësi e Ushtrisë Shqiptare
Franca festoi sot me një paradë madhështore Ditën e Bastijës, e cila mblodhi liderë nga i gjithë kontinenti, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Mesazhi kryesor i ceremonisë, ku mori pjesë edhe një njësi e Ushtrisë Shqiptare, ishte forcimi i mbrojtjes dhe zgjimi ushtarak i Europës.
Ashpërsohen përplasjet SHBA-Iran, shënohen disa viktima. Nafta kapërcen sërish 85 dollarë për fuçi
Andy Burnham merr mbështetjen e laburistëve. Të hënën pritet të hyjë në “Downing Street”
Luhet sot gjysmëfinalja e parë. Franca dhe Spanja kërkojnë finalen. Sfida transmetohet në TV Klan
Shuhet në moshën 78-vjeçare ikona e humorit, Todi Llupi. La pas një trashëgimi të vyer
/tvklan.al












Botërori 2026 