Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 14 Korrik 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Nis konferenca e 9-të Shqipëri-BE, mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave
Nis në Bruksel konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila do të shënojë mbylljen e 3 kapitujve të parë të negociatave për vendin tonë. Komisionerja, Marta Kos thotë se ky është një moment historik.
Berisha: Grup pune për të faktuar lidhjet e krimit me qeverinë, Shqipëria narkoshtet
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u kërkon partive të djathta europiane që të krijojnë një grup të posaçëm pune për të verifikuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin. Ai thotë se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet që qeveriset nga grupet e krimit.
Luhet sot gjysmëfinalja e parë, Franca dhe Spanja kërkojnë finalen, sfida transmetohet në TV Klan
Luhet sonte gjysmëfinalja e parë ë Kupës së Botës. Franca dhe Spanja do të sfidojnë njëra-tjetrën për të vendosur finalistin e parë të këtij Botërori. Ndeshjen do ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe pa asnjë pagesë në TV Klan.
Trump tërhiqet nga tarifa 20% për Hormuzin, nafta zbret në 78 USD për fuçi
Presidenti amerikan Tramp u tërhoq nga tarifa prej 20 përqind per ngushticën e Hormuzit, duke kërkuar si këmbim investime te vendeve te Gjirit ne SHBA. Deklarata e tij u pasua me nje zbritje te menjëhershme te çmimit te naftes nga 85 ne 78 USD per fuçi.
Shuhet në moshën 78-vjeçare ikona e humorit, Todi Llupi.
Shuhet në moshën 78-vjeçare, ikona e humorit fierak, Todi Llupi. Ai lë pas një trashëgimi të vyer në skenën shqiptare, përmes roleve të tij plot humor, personazheve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.
/tvklan.al












Botërori 2026 