Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 14 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Asambleja e PS-së, përjashtohen Spiropali e Ndreca nga forumet socialiste
Debate në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së që u mbajt këtë të shtunë. Me propozimin e kryesocialistit Rama, u përjashtuan nga forumet ish-kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe avokati Plarent Ndreca. Demo e Koçiu, drejtues të PS-së në Tiranë.
Fjala në Asamble, Rama: Krenar për PS, në 2027 nisin përgatitjet për Traktatin e Anëtarësimit në BE
Integrimi dhe përgatitjet për Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2027-ën ishin në qendër të fjalës së Ramës në Asamblenë e PS-së. Ai tha se ishte krenar për këtë parti, ndërsa foli edhe për çështjet e Veliajt e Ballukut.
Veliaj, letër Asamblesë: Mocion mosbesimi për Ramën. Të ndryshojë modeli i drejtimit të PS-së
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu drejtua Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me një letër, ku kërkonte mbajtjen e një mocioni mosbesimi për kryetarin Edi Rama. Veliaj thotë se duhet të ndryshojë modeli i drejtimit të PS-së.
Berisha: Me Ramën Shqipëria nuk hyn kurrë në BE. Front të përbashkët opozitar
Asamblenë e Partisë Socialiste e komentoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai tha se me Ramën Shqipëria nuk anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi nevojën e një fronti të përbashkët opozitar kundër qeverisë.
Emigrantët e rikthyer, vetëm 1/3 punësohen. Ekspertët: Të shmanget emigracioni i dytë
Të dhënat e fundit zyrtare zbulojnë se vetëm 1/3 e emigrantëve që kthehen në vend arrijnë të integrohen duke u punësuar. Ekspertët e ekonomisë thonë se duhen programe për t’i ndihmuar ata që t’i përshtaten tregut të punës.
Sekuestrohen 20 milionë USD të groposura në Hungari. Nën hetim një ish-ministër i qeverisë së Orbanit
Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 20 milionë dollarë, të fshehura në magazina dhe të groposura në pyje. Operacioni është pjesë e një hetimi për korrupsion ndaj një ish-ministri të qeverisë së Viktor Orbanit.
Maran: Bjellorusia, ekip i vështirë, të përgatitur për të dhënë maksimumin
Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, e cilëson si të vështirë përballjen me Bjellorusinë, por thotë se do të zbresin të dielën në fushë për të dhënë maksimumin, pa i bërë llogaritë për barazimin. Ndeshja do të transmetohet në TV Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 