Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 15 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 korrik 2024

Tv Klan siguron të drejtat e Botërorit 2026. 104 ndeshje të Kupës së Botës, ekskluzivisht dhe falas në ekranin kampion Pas suksesit me Europianin e Gjermanisë, Televizioni Kombëtar Klan siguron të drejtat për të transmetuar ekskluzivisht edhe Boterorin e viti 2026, duke bërët e mundur që 104 ndeshjet të vijne pa pagesë në territorin e Shqiperisë.

Spanja në majë të Europës, merr kupën e katërt. Tifozët, festë të çmendur deri në mëngjes Spanja shpallet kampione e Europes në futboll, pasi mundi Angline në finalen e Berlinit, që u transmetua ekskluzivisht nga Televizoni Klan. Iberiket bëhen e vetmja kombëtare me 4 trofe të tillë, ndërsa anglezët zhgënjyen sërish. Tifozët spanjollë festojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Atentati ndaj Trump, ende mister motivet. Autori veproi i vetëm, siguria në shenjestër të kritikave Mbeten ende mister motivet e atentatit të dështuar ndaj ish -presidentit amerikan Donald Trump. FBI thotë se autori ka vepruar i vetem, ndërsa sherbimet e sigurisë vijojnë të jenë në shenjestër të kritikave për dështim të garantimit të sigurisë.

Dumani raporton në parlament: Asnjë kontakt me Ramën për “Xibraken”. Inceneratori, krim intelektual Altin Dumani raportoi sot përpara kuvendit për veprimtarinë e SPAK. Ai mohoi akuzat e opozitës për ndërhyrje nga kryeministri për çështjen Xibraka, ndërsa për inceneratorin e Tiranes tha se bëhet fjalë për një krim intelektual.

OKB: Popullsia e shqipërisë do të tkurret me 20%. 10 miliardë banorë në botë deri në vitin 2084 Organizata e Kombeve të Bashkuara parashikon se popullsia e Shqiperisë do të tkurret me 20 perqind në 30 vitet e ardhshme, kryesisht për shkak të emigrimit të grave në moshën riprodhuese. Ndërsa bota do të arrije në 10 miliardë banorë deri në vitin 2084.

/tvklan.al