Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Von der Leyen: Shqipëria, përparim mbresëlënës. Të përgatitim Unionin për anëtarësime të reja
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Shqipëria po bën një përparim mbresëlënës me reformat. Në Forumin për Zgjerimin, që po mbahet në Bruksel, ajo u shpreh se edhe Unioni duhet të bëhet gati për anëtarësime të reja.
Rama: Ka ardhur koha që BE të na ulë në tryezë. Po zbatojmë rregullat e meritës
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së, ku tha se ka ardhur koha që Brukseli t’i ulë vendet aspirante në tryezë. Ai theksoi se Shqipëria po zbaton rregullat e meritës dhe se ka qenë që prej fillimit pro zgjerimit gradual.
Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Kosova: E papranueshme! Rama e dënon, Kos kërkon falje
Prishtina e konsideroi skandal të papranueshëm vendosjen e një kënge nacionaliste serbe në programin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel. Kryeministri Rama tha se për këtë nuk duhet të heshtet. Reagon komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Berisha: I hapur për bashkëpunim me këdo, edhe Veliajn e Spiropalin. “SPAK” ka emër tjetër
Sali Berisha i bëri thirrje për bashkëpunim të gjithë spektrit politik që është kundër Ramës, përfshirë Veliajn dhe Spiropalin. Nga SPAK-u, ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje”, ai hodhi sërish akuza në adresë të këtij institucioni.
SPAK dërgon në gjyq dosjen për Ballukun. Të pandehur edhe 27 persona të tjerë
SPAK-u mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq Belinda Ballukun, duke e akuzuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera. Bashkë me të do të gjykohen edhe 27 persona të tjerë, zyrtarë dhe biznesmenë.
Treni për në Rinas ndryshon gjurmën 500 m larg terminalit, drejtuesit: Shkak, zgjerimi i aeroportit
Një ndryshim në projektin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Tiranën me Rinasin ka bërë që stacioni fundor të zhvendoset 500 metra larg aeroportit. Drejtuesit e projektit thonë se kjo u bë për shkak të zgjerimit të parashikuar të aeroportit.
Shqipëria ngjitet në Ligën B dhe një vazo më lart për shortin europian
Fitorja me Bjellorusinë i dha Kombëtares shqiptare të futbollit vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B të “Nations League”. Gjithashtu, kuqezinjtë do të kenë edhe një short më të favorshëm për pjesëmarrje në Europianin e ardhshëm.
/tvklan.al












Botërori 2026 