Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 16 Korrik 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 16 Korrik 2026, ora 19:30

600 kamera inteligjente në shkolla dhe rrugë. Rama: S’ka më makina të djegura pas atentateve

Ka nisur zbatimi i projektit “Smart City”, i cili do të instalojë në të gjitha shkollat dhe rrugët kryesore të Shqipërisë rreth 600 kamera inteligjente. Kryeministri Edi Rama thotë se ky sistem do të kontribuojë për shkolla më të sigurta dhe në luftimin e krimit.

Mbyllet procesi i zgjedhjeve në PD. Berisha: Drejtimi i partisë është ripërtërirë

Përfundon procesi i zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i ri Kombëtar zgjodhi me votë tre nënkryetarë të rinj dhe anëtarët e Sekretariatit. Berisha thotë se drejtimi i PD-së është ripërtërirë.

Ekskluzive / Dalin pamjet e plagosjes në Shkodër. Vëllai i të dëmtuarit shkoi për të marrë hak, arrestohet

Një 32-vjeçar u plagos me thikë paraditen e sotme në Shkodër. Televizioni Klan ka siguruar videon e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një poliklinike, ndërsa policia vuri në pranga vëllain e të plagosurit, i cili me një pistoletë kërkoi të merrte hak.

Euro bie në 93.6 lekë. Ekspertët: Superleku, përfitime dhe sfida për ekonominë

Monedha europiane vijon të zhvlerësohet, duke zbritur në rreth 93.6 lekë, një nga nivelet më të ulëta historike. Ekspertët shprehen se përfitimet dhe kostot e superlekut po ndahen ndryshe mes sektorëve të ekonomisë.

Zelensky riorganizon qeverinë. Protesta për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes

Presidenti Volodymyr Zelensky ka riorganizuar qeverinë, duke emëruar një kryeministër të ri. Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes, vetëm gjashtë muaj pas emërimit, ka sjellë protesta të shumta në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Argjentinë–Spanjë, finalja e Botërorit. Leo Messi kërkon trofeun e dytë radhazi

Argjentinë–Spanjë do të jetë finalja e Kupës së Botës 2026. Skuadra e udhëhequr nga Messi mundi me përmbysje, në një ndeshje plot emocione, Anglinë dhe do të kërkojë të dielën, në Nju Xhersi, ndaj Spanjës, trofeun e dytë radhazi. Sfida do të transmetohet në TV Klan.

/tvklan.al