Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 16 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 Shtator 2024

Video e arrestimit të autorit të dështuar ndaj Trump. Priti 12 orë pranë klubit të golfit

Dalin pamjet e arrestimit te Rajan Rauth, autorit dyshuarit qe tentoi ti bënte atentatit ish-presidentit Donald Trump. Sipas policisë ai qëndroi për 12 orë në fushën e golfit ku ishte Trump. Ndaj tij ngrihen dy akuza, rrezikon 20 vite burg.

Starmer, interes për paktin Shqipëri-Itali. Meloni: Gur themeli për çështjen e emigrantëve

Britania shpreh interes për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Kryeministri britanik foli per kete çeshtje me kryeministren Meloni, e cila tha se kjo marrëveshje mund të jetë një gur themeli për trajtimin e çështjes së emigrantëve në Europë.

Pak aplikime për drejtor të përgjithshëm të policisë, dy ditë nga afati. Në garë edhe nje ish-drejtues

Mbyllen te merkuren aplikimet per postin e drejtorit te pergjithshem te policise. Deri sot, pak punonjes policie qe plotesojne kriteret kane aplikuar. Mes tyre eshte edhe nje ish -drejtues i larte, i cili nuk eshte aktiv prej disa vitesh.

Dronet alarmojnë burgjet: Duhet sistem kundër tyre, mund të përdoren për atentate

Dronet vene ne alarm Drejtorine e Burgjeve. Drejtori i Pergjithshem tha ne parlament se nevojitet nje sistem kunder tyre, per shkak se keto pajisje rrezikojne te perdoren edhe per te kryer atentate ndaj te denuarve.

Ndërtimi mban në këmbë ekonominë. Shitjet neto në volum u rritën me 17,2 përqind

Ndërtimi eshte sektori me performancen më mirë në ekonomi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Sipas INSTAT shitjet neto ne volum ne periudhen Prill-Qershor u rritën me 17.2 per qind, ndërsa punësimi me 5.5 për qind.

Gjermania forcon kontrollet në kufij. Ngrihen pikëpyetje për ekzistencën e Shengjinit

Gjermania vendos te shtrije nga kjo e hene kontrollet përgjatë gjithë kufirit tokësor, si masë për të shmangur hyrjen e individëve me prirje terroriste. Por kjo levizje po ngre shqetesime per ekzistencen e marreveshjes Shengen.

Kristjan Asllani rinovon me Interin. Mesfushori mbetet zikaltër deri në 2028

Kristjan Asllani ka zgjatur kontratën me Interin edhe për 1 vit tjetër. Futbollisti shqiptar ka arritur akordin me kampionët e Italisë, për të qëndruar te Interi të paktën deri në qershorin e vitit 2028.

/tvklan.al