#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 16 Tetor 2022 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 16 Tetor 2022

Drogë me avion drejt Turqisë, arrestohet efektivi i rrugores. Në pranga edhe 2 të tjerë

Një efektiv i policisë dhe dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Turqi pasi u kapën me një sasi të madhe lëndësh narkotike të cilën e trafikonin në rrugë ajrore. Policia e Shtetit njoftoi përjashtimin e Florenc Bicerrit dhe nisi hetimet për ngjarjen

“Albania 1” dhe “Albania 2”, gati për t’u lëshuar në hapësirë. Rama: Sytë që do monitorojnë Shqipërinë

Dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Satellogic”, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” janë gati për tu lëshuar në hapësirë. Kryeministri Rama thotë se ata do jenë dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga hapësira.

Studimi i ISHP: Rritet numri i adoleshentëve duhanpirës. 21% e tyre në marrëdhënie seksuale

Gati 2 për qind e të rinjve deri në 15 vjec janë përdorues të rregull të duhanit. Një studim i ISHP-së thotë gjithashtu se 21 për qind e adoleshentëve janë në një marrëdhënie seksuale aktive. Ulet numri I perdoruesve te droges

Rikthehet testimi për pranimet në “mjekësi”. Gjata: Dyshime për nota fiktive në gjimnaz

Duke nisur nga viti i ardhshëm të gjithë nxënësit që duan të ndjekin studimet për mjekësi, krahas maturës shtetërore do të kryejnë edhe një testim shtesë. Arben Gjata thotë se vendimi u mor për shkak të rezultateve të dobëta dhe notave fiktive në gjimnaze.

XI Jinping drejt mandatit të tretë, synon të bëhet lideri më i fuqishëm kinez që nga Mao Ce Duni

Presidenti i Kinës, Xiping pritet të zgjidhet për një mandat të tretë në krye të Partisë Komuniste Kineze. Në rast se ai konfirmohet nga Kongresi i 20 i partisë që ka nisur punimet në Pekin do të bëhet udhëheqësi më i fuqishëm kinez që pas Mao Ce Dunit.