Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20, 17 gusht 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Shqipëria rrit të ardhurat, por mbetet pas BE-së. BB: Sfidë, formalizimi dhe evazioni
Banka Botërore vlerëson se të ardhurat publike të Shqipërisë kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por ato mbeten ende shumë poshtë nivelit mesatar të Bashkimit Europian. Sipas saj, sfidë mbetet formalizimi i ekonomisë dhe lufta ndaj evazionit fiskal.
Përmirësohet situata nga zjarret në vendin tonë. Shuhen 27 vatra, 5 mbeten ende aktive
Shirat e fundit përmirësojnë situatën e zjarreve në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes raporton se në 24 orët e fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 të tjera mbeten ende aktive, ndërsa 2 janë në monitorim.
“Klan Explorer” në Parkun e Shebenikut.Udhëtim në natyrën e egër dhe kulturën e 11 fshatrave
Parku Kombëtar i Shebenikut është një prej mrekullive të natyrës sonë me pyje mbi 300-vjeçare, që ruhen si pasuri e UNESCO-s. “Klan Explorer” udhëton në natyrën e egër, kulturën dhe traditat e 11 fshatrave të kësaj zone.
Bien ndjeshëm martesat në Shqipëri. Sociologët: Po ndryshon struktura e familjes
Edhe shqiptarët po zgjedhin të mos martohen. Të dhënat e fundit të INSTAT zbulojnë se vitin e kaluar pati vetëm 16 mijë kurorëzime, shifra më e ulët në dy dekada. Sociologët thonë se arsyet janë të shumta dhe se po ndryshon struktura e familjes.
Samiti trepalësh më 22 gusht? Liderët e BE-së, bashkë me Zelenskyn të hënën në Shtëpinë e Bardhë
Mediat amerikane raportojnë se Trump dëshiron që samiti trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës të mbahet brenda javës së ardhshme. Liderët e BE-së vendosin t’i bashkohen Zelenskyt në takimin që ai do të mbajë nesër në Shtëpinë e Bardhë.
Kumbulla huazohet në Spanjë te Mallorca. Asllani, në skenë del pista Bolonja
/tvklan.al












Botërori 2026 