#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 17 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Oljana Maloku

Asambleja e PS, Rama: S’ka pazar me opozitën. Investimi në Sazan, ambicioz. E kthen në kurorë të turizmit.
Kryeministri Edi Rama mohon serish që mes PS-së dhe Rithemelimit të ketë pazar. Nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare që u mbajt në Durrës, ai tha se projekti i dhëndrit të Tramp për Sazanin është ambicioz dhe e kthen ishullin në kurorë të turizmit.

Ligjii i ri i policisë së shtetit, drejtorët dhe shefat e komisariateve zgjidhen me konkurrim.
Ndryshon ligji i ri i Policise se Shtetit. Sipas draftit te hartuar nga Ministria e Brendshme, drejtori i përgjithshëm, drejtoret e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të emërohen pasi ti nënshtrohen një procesi konkurrimi.

SPAK fut në vetting punonjësit e tij. 84 persona në “site”, 1 i shkarkuar e 9 të dorëhequr.
SPAK fut ne kontroll punonjësit e administrates se tij, nje proces i ngjashëm me vetingun ne drejtësi. Nga 84 persona te kontrolluar, deri me tani eshte shkarkuar nje, ndërsa 9 prej tyre janë dorëhequr duke iu shmangur kontrollit.

Asfaltohen 17 kilometra të Thumane – Kashar. Drejtuesi i projektit: Do ta hapim në fund të Qershorit.
Asfaltohen 17 kilometrat e pare te autostrades Thumane-Kashar. Rruga qe eshte pjese e Korridorit Blu do te jete me kater korsi dhe hapja e saj eshte parashikuar brenda qershorit, çka pritet të lehtesojë qarkullimin e makinave gjate sezonit veror.

Vdekshmëria foshnjore, në rënie në Shqipëri. Raporti i OBSH: Niveli më i ulët historik në botë.
Nje raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e rendit Shqiperine ne mesin e 17 shteteve që ka një rënie të fataliteteve. Në rang global vdekshmëria foshnjore ka regjistruar nivelin më të ulët historik duke rene me 51 perqind.

Përballjet me Kilin e Suedinë, kombetarja e futbollit nis zyrtarisht të hënën përgatitjet.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht të hënën përgatitjet për miqësoret me Kilin dhe Suedinë që do të transmetohen në Televizionin Klan. Ndeshjet janë nje test i rëndësishëm për seleksionimin e lojtarëve që do të grumbullohen për finalet e Euro 2024.

/tvklan.al