Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 17 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 17 Prill 2025

Plagosen me armë zjarri 4 persona në Tiranë, mes tyre dhe dy të mitur

Katër persona u plagosen nga armët e zjarrit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Paraprakisht mësohet se ndër të plagosur janë dhe dy te mitur te moshës 11 dhe 17-vjeçare, te cilët u dërguan per kurim te spitali i Traumes. Autoret shpallen në kërkim.

Vritet me armë zjarri 64-vjeçari në lokalin e tij në Lezhë. Një vit më parë i ekzekutuan të birin në Greqi

Ekzekutohet me armë zjarri një 64-vjeçar në Pllanë të Lezhës.  Gjovalin Prendi u vra teksa ndodhej në lokalin e tij. Dyshohet se 4 persona moren pjesë në vrasjen e tij. Ndërsa një vit më parë i vranë në Athine të birin Sidorel Prendi, që u konsiderua si atentat mafioz.

Rama: Marrim më shumë mandate se në 2021. Skema e bonusit të bebës do të ndryshojë

Kryeministri Rama thotë se më 11 maj, PS do të marrë më shumë mandate se në zgjedhjet e 4 viteve më parë, duke mos i kursyer edhe shigjetimet për opozitën. Kreu i mazhorancës lajmëroi edhe ndryshimin e skemës së bonusit të bebes.  

Berisha: Sondazhet e nxjerrin PD fituese në zgjedhje të lira. Rama beson gënjeshtrat

Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se sondazhet e brendshme të forcës që ai drejton e nxjerrin opozitën fituese në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha thotë se Rama u beson gënjeshtrave dhe manipulimeve të tija.

Mbërrijnë në Shqipëri 735 votat e diasporës. Celibashi: Do numërohen të gjitha me 11 Maj

Mbërrijnë në Shqipëri 735 votat e para të diasporës. Zarfet me fletët e votimit u vendosën në parkun olimpik. Kryekomisioneri i KQZ-se, Celibashi deklaroi se ata janë të monitoruara 24 orë dhe se numërimi bëhet më 11 maj pas mbylljes të votimeve.

KOS: Zgjerimi i BE po ecën me një hap të ri. Në 5 muaj Shqipëria ka çelur më shumë kapituj se në 5 vjet

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos deklaron se BE ka ndryshuar strategjinë e hapjes, duke u bërë thirrje vendeve kandidate të avancojnë me reformat. Ajo mori si shembull Shqipërinë që në 5 muaj hapi më shumë kapituj se në 5 vjet.

Kristi Ramadani i dhuron Shqipërisë dy medalje bronzi në Europianin e peshngritjes

Peshëngritësi Kristi Ramadani i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje bronzi. Ramadani ia doli me sukses në Kampionatin Europian për të Rritur në Moldavi, duke treguar kështu se mbetet një potencial dhe nga më premtuesit për të ardhmen.

/tvklan.al