Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 korrik 2024

Skandali te Onkologjiku, SPAK merr në dorë dosjen. Do të hetojë për korrupsion e shpërdorim të detyrës

Dosja e skandalit te spitali Onkologjik i kalon SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme pranoi aktet nga prokuroria e Tiranës dhe tha se do të hetojë për korrupsion dhe shpërdorim detyre, por rrëzoi pretendimet e saj për grup kriminal.

Planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrulles, arrestohet në Spanjë porositësi Leonard Luzi

Arrestohet nga policia spanjolle dhe Interpol, Leonard Luzi. 47 -vjecari ishte shpallur në kërkim si porositës dhe organizator i dy atentateve të dështuara ndaj Inez Hajrullës dhe Ergys Matodashajt vitin e shkuar në Vlore.

47 lideret mblidhen në Komunitetin Politik në Londër, Rama takon Starmer. Me Melonin drejton tryezën e emigracionit

47 krerë qeverish dhe shtetesh europiane u mblodhën në Oksford në takimin e katërt të Komunitetit Politik. Kryeministri Rama në këtë samit u takua me kryeministrin e ri britanik, Stramer. Ndërsa me kryeministren Meloni bashkëdrejtoi tryezën për emigracionin ilegal

Shqipëria, nën të nxehtin afrikan. Temperaturat arrijnë 43 gradë, rriten urgjencat në spitale

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë arriti sot pikun, me termomentrin që ka shënuar 43 gradë. Në spitale rritet numri I urgjencave, ndërsa Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për rrezik të lartë për zjarre në Fier.

Një polic serb i vrarë dhe një i plagosur. Dyshohet se u qëlluan nga një shqiptar në kufi me Bosnjen

Tensionohen sërish marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Shkak janë bërë dyshimet se një shqiptar nga Kosova ka vrare një polic serb dhe ka plagosur një tjetër kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës

Mesazhi i atentatorit të Trump: 13 korriku, premiera ime. Kërkohet largimi i shefes së shërbimeve sekrete

Atentatori i Trump e kishte paralajmeruar në rrjetet sociale se me 13 korrik ai do te ishte ne qender të vëmendjes, duke thënë se kjo do të ishte premiera e tij. Në Senat shtohen zërat që kërkojnë largimin e shefes së shërbimeve sekrete.

/tvklan.al