Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 18 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Oljana Maloku
Headlines – 18 Maj 2025
Nis më 1 qershor zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë. Përfitojnë 500 mijë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
Kryeministri Edi Rama njofton se, duke nisur nga 1 qershori, do të nisë zbatimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë. Pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.
Vjion numërimi i votave të diasporës, garë e fortë mes Xhaçkës dhe Gjylametit në Tiranë
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë. Procesi për subjektet politike është drejt fundit, ndërsa ai…
Familjet shqiptare po shmangin kreditë. BSH: 55% e huave, nga burime joformale
Familjet shqiptare po shmangin kreditë në institucionet financiare. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2024, niveli i kredive bankare ra me 6 për qind, ndërsa janë rritur në 55 për qind borxhet nga burime joformale.
Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve. Ekspertët: të vlerësohen aftësitë dhe kreativiteti
Edhe pse tregu i punës ka kërkesë të lartë për fuqi punëtore, të rinjtë vijojnë të kenë vështirësi për të hyrë në treg për shkak të mungesës së eksperiencës. Ekspertët thonë se sipërmarrjet duhet të vlerësojnë aftësitë dhe kreativitetin e tyre.
Inaugurohet Leoni i XIV: misioni im, dashuria dhe uniteti. Mbi 200 delegacione pjesëmarrëse në meshë
Në Vatikan u zhvillua sot mesha përuruese për pontifikatin e Papa Leonit XIV. Në ceremoni morën pjesë mbi 200 delegacione nga mbarë bota, ndërsa Ati i Shenjtë theksoi se mision gjatë papatit të tij do të jetë dashuria dhe bashkimi.
Mbahet sot balotazhi presidencial në Rumani. Simion dhe Dan janë kokë më kokë në sondazhe
Rumunët janë thirrur sot në balotazhin presidencial për të zgjedhur kreun e ri të vendit. Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, përballë janë një kandidat pro-Moskës dhe një rival pro-perëndimor, të cilët sondazhet i nxjerrin kokë më kokë.
/tvklan.al