Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 18 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline – 18 Maj 2025
Nis më 1 qershor zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë. Përfitojnë 500 mijë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 qershor nis zbatimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe afërsisht 4 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.
PS merr 61% të votave të diasporës. 122 mijë emigrantë votuan socialistët, PD vetëm 47 mijë
Mbyllet numërimi i votave të diasporës për subjektet politike. Per Partine Socialiste kane votuar 122 mije emigrante, ndërsa PD-ne vetem 47 mije. Vijon numërimi per votat preferenciale nga diaspora per 10 qarqet.
Familjet shqiptare po shmangin kreditë. BSH: 55% e huave, nga burime joformale
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024, kreditimi nga bankat ka rënë me 6%. Ndërkohë, 55% e huamarrjes nga familjet shqiptare po realizohet përmes burimeve joformale, duke shmangur institucionet financiare.
Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve. Ekspertët: Të vlerësohen aftësitë dhe kreativiteti
Megjithëse tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë fuqi punëtore, të rinjtë hasin ende vështirësi për t’u punësuar për shkak të mungesës së eksperiencës. Ekspertët nxisin bizneset që të fokusohen më shumë në vlerësimin e aftësive dhe kreativitetit të tyre.
Inaugurohet Papa Leoni XIV: “Misioni im, dashuria dhe uniteti”. Mbi 200 delegacione pjesëmarrëse në meshë
Në Vatikan u mbajt sot mesha përuruese e pontifikatit të Papa Leonit XIV. Ceremonia u ndoq nga mbi 200 delegacione nga mbarë bota. Ati i Shenjtë deklaroi se misioni i tij gjatë papatit do të jetë dashuria dhe uniteti mes njerëzve.
/tvklan.al