#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 18 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rikthehet pas 5 muajsh normalitet në kuvend. Hynë deputetet e Berishës e Bardhit, dalin të Bashës.

Pas më shumë se 5 muajsh bllokimi, Kuvendi iu rikthye normalitetit. Deputetët demokratë që mbështesin Berishën dhe Bardhin morën pjesë në komisionet parlamentare, por bojkotuan mbledhjet deputetët e grupit të Lulzim Bashës.

Mediat angleze: Aeroporti afron Vlorën për turistët. Shqipëria, në 10 vendet e para për pushimet e aventurës.

Mediat britanike i bëjnë jehonë Shqipërisë. “Ekspres” i kushton vëmendje aeroportit të Vlorës për të cilin thotë se do të afrojë Rivierën Shqiptare për turistët. Ndërsa “The Guardian” e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve për pushime të aventurës.

SPAK i komunikon akuzen ish-ministrit Ilir Beqaj. E dërgon në gjyq për “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet zyrtarisht nga SPAK për “shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit. Vetë Beqaj pasi doli nga Prokuroria e Posaçme tha se organi i akuzës nuk e ka hetuar plotësisht dosjen ndaj tij.

Merret i pandehur nga SPAK kryetari i bashkisë së Libohovës. Lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte polic.

Një tjetër kryebashkiak rrezikon mandatin. Leonard Hida, kreu i bashkisë së Libohovës merret i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi ka lejuar kultivimin e kanabisit kur ishte funksionar policie.

Putin fiton me 87 % të votave mandatin e 5-të: Luftë e III botërore nëse NATO hyn në Ukrainë.

Vladimir Putin merr mandatin e pestë presidencial me rekord mbështetjeje prej 87%, në zgjedhjet që perëndimi i konsideroi “aspak të lira dhe të ndershme”. Pas fitores, Putin tha se nëse NATO do të hyjë në Ukrainë, do të ketë Luftë të Tretë Botërore.

Rekord të nxehti në Rio de Janeiro, ndjesia ishte si 62.3 gradë celcius.

Kombëtarja mblidhet për miqësoret. Manaj e Muçi: Jemi gati, vendimi për lojën i takon trajnerit.

Kombëtarja e futbollit nis zyrtarisht përgatitjet për miqësoret e 22 dhe 25 marsit kundër Kilit dhe Suedisë. Rei Manaj dhe Ernest Muçi thonë se janë gati për sfidat, por vendimet për lojën i merr trajneri. Sfidat transmetohen pa pagesë në Tv Klan.

/tvklan.al