Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 18 nëntor 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
90 banesa të përmbytura në Kurbin dhe Durrës. Probleme nga moti edhe në Lezhë dhe Dibër
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me stuhi shiu dhe ere, ndërsa situata më e vështirë paraqitet në veri të vendit. Si pasojë, rreth 90 banesa dhe qindra hektarë tokë janë përmbytur nga dalja e lumenjve nga shtrati në qarqet Lezhë dhe Durrës.
Rama: Shqipëria është gati për në BE. Na jepni mundësinë t’i shërbejmë Europës
Kryeministri Rama deklaron se vendi ynë është gati për t’u anëtarësuar në BE. Nga Brukseli, ku mori pjesë në Forumin e Zgjerimit, ai tha se Shqipëria nuk kërkon asgjë tjetër përveç mundësisë për t’i shërbyer Europës që kjo e fundit t’i shërbejë paqes.
“21 Janari”, Berisha: Nesër shkoj në SPAK. Nuk thirrem protestë, por foltoren e parë
Sali Berisha konfirmoi se do të paraqitet nesër në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 21 janarit 2011. Ai theksoi se tubimi i një dite më parë nuk ishte një protestë kombëtare, por një platformë parlamentare-qytetare.
Kush ka bërë aksidente do të paguajë më shumë siguracion. Nga 1 janari nis sistemi “bonus-malus”
Prej 1 janarit hyn në fuqi sistemi “bonus-malus” për siguracionin e automjeteve. Sipas tij, do të paguajnë më shumë ata që kanë kryer aksidente apo shkelje në rrugë, ndërsa pas vitit 2027 do të shpërblehen ata që nuk kanë pasur probleme të tilla.
Clark: UÇK s’ka kryer spastrime etnike. Thaçi s’mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Uesli Klark, mohoi para Gjykatës së Hagës që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ketë kryer spastrime etnike. Ai deklaroi se Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë.
Të mërkurën del renditja e FIFA-s. Të enjten, shorti i play off në TV Klan
Publikohet nesër klasifikimi i FIFA-s, i cili do të përcaktojë përfundimisht përbërjen e vazove për shortin e plejofit të Kupës së Botës. Shorti do të hidhet të enjten në Zvicër dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Klan.
“Kënga Magjike”, nis nesër edicioni i 25-të i festivalit të muzikës shqiptare
Nis mbrëmjen e nesërme në ekranin e TV Klan edicioni i 25-të i festivalit “Kënga Magjike”. Në një spektakël që do të kulmojë me finalen e së shtunës dhe me shumë surpriza, në skenë do të ngjiten emrat më të mirë të muzikës shqiptare.
/tvklan.al












Botërori 2026 