Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 18 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
“Buxheti 2027” në Kuvend, Rama: Historik, 10 mld euro! Berisha: I fundit që sjell Rama
Parlamenti po diskuton sot projektbuxhetin dhe paketën fiskale. Kryeministri Rama tha se për herë të parë buxheti arrin 10 miliardë euro dhe shpërndan më mirë të ardhurat. Sali Berisha thotë se ky është buxheti i fundit që Rama sjell në Kuvend.
DASH miraton shitjen e raketave “Himars” për Shqipërinë. Do të paguhen 210 milionë $
Shqipëria do të marrë sisteme raketash “Himars” nga Shtetet e Bashkuara në një marrëveshje prej 210 milionë dollarësh. Departamenti i Shtetit miratoi shitjen duke deklaruar se kjo do të përmirësojë sigurinë e një vendi aleat të NATO-s.
Euro zbret për herë të parë nën 90 lekë. Niveli më i ulët historik
Euro vijon të humbasë terren në tregun e brendshëm valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, kursi euro-lek ka prekur nivelin më të ulët të 3 viteve të fundit, ndërsa pikat e këmbimit valutor po e blejnë monedhën europiane për herë të parë nën 90 lekë.
Një person i prekur nga malaria, ISHP: E mori jashtë vendit, s’ka vend për panik
Në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është trajtuar një rast me malarie. Por ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për panik, pasi personi ishte infektuar jashtë vendit dhe tashmë është shëruar plotësisht.
Komplot për vrasjen e një biznesmeni izraelit në Greqi. Në pranga edhe 4 shqiptarë të RMV-së
Detaje të reja kanë dalë nga plani i vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi. Sipas mediave greke, grupi, pjesë e të cilëve kishte edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, koordinohej me shërbimet sekrete të Iranit, por u zbulua nga Mosadi.
Bota, “sy e veshë” nga Kina, Trump takon Putinin dhe Xi Jinping. Nesër takimi trepalësh
Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Rusisë u takuan për herë të parë të tre së bashku. Përveç pjesëmarrjes në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ata do të zhvillojnë edhe një takim historik ku do të diskutojnë çështjet më të nxehta të globit.
Përcaktohen vazot për Europianin 2028. Zbulohet formula për kualifikimin e Shqipërisë
Me përfundimin e Ligës së Kombeve janë përcaktuar zyrtarisht vazot për eliminatoret e Europianit. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë duke shmangur një përballje të mundshme mes tyre, por rrugëtimi nuk parashikohet i lehtë.
/tvklan.al












Botërori 2026 