Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 19 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines
Historike, takohen Trump, Xi dhe Putin: Luftën bërthamore nuk e fiton askush
Presidentët e tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë u bënë bashkë për 90 minuta në një takim historik. Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping dolën me një deklaratë të përbashkët se një luftë bërthamore nuk e fiton askush.
“Aleatët e Ukrainës” takim në Berlin, Tusk: Putin kurrë miku ynë. Rama: Europa korrigjoi gabimin me Rusinë
Ndërsa në Berlin u mblodhën sot aleatët e Ukrainës, të cilët dhanë mbështetje dhe garanci për Kievin. Kryeministri polak Tusk tha se Putini nuk do të jetë kurrë miku i Europës. Ndërsa kryeministri Rama, nga ky takim, tha se më në fund Europa korrigjoi gabimin strategjik dhe se do të ketë një zë ndaj Rusisë.
Kuvendi miratoi në parim buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, Berisha: Është vjedhje
Buxhetin e miratuar në Kuvend, kreu i opozitës, Sali Berisha, e quajti sot buxhet të vjedhjes dhe varfërimit të shqiptarëve.
Ai propozoi disa masa që tha se u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe lehtësimit të barrës për bizneset.
Ligj i ri për sigurimet: Dëmet deri në 250 mijë lekë në aksidente paguhen brenda 14 ditësh
Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Financave pritet të sjellë ndryshime në tregun e sigurimeve të automjeteve. Çdo aksident deri në 250 mijë lekë duhet të dëmshpërblehet nga kompanitë e sigurimeve brenda 14 ditësh.
SPAK regjistron hetimet për Postën e Durrësit. Procedimi edhe për akuzën e “grupit kriminal”
SPAK pranoi dosjen e sjellë për kompetencë nga Durrësi mbi hetimet për një skemë vjedhjeje në Postën e këtij qyteti.
Burime nga Prokuroria e Posaçme thanë se po verifikohet bashkëpunimi i zyrtarëve në formën e një grupi kriminal.
“Topi i Artë” 2026 për futbollin shqiptar, mbrëmja gala ekskluzivisht në TV Klan më 11 janar
Më 11 janar futbolli shqiptar do të mbajë Mbrëmjen Gala, një ceremoni prestigjioze ku do të vlerësohen protagonistët e vitit 2026. Ky event do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.
/tvklan.al












Botërori 2026 