Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 19 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 19 Prill 2025

Spak arreston shefin e rrugores në Tiranë. Roven Zeka dhe 2 oficerë akuzohen për korrupsion

SPAK arrestoi sot shefin e policisë rrugore të Tiranës, Roven Zeken nën akuzën për korrupsion. Bashkë me të në pranga përfunduan edhe oficerë të tjerë, të cilët rezulton se i morën para një gruaje që ishte përfshirë në një aksident.

Plagosja e 4-fishtë, gjendet i djegur motori i autorëve. Dy ditë pas ngjarjes ,asnjë i ndaluar nga policia

Dy ditë pas atentatin ku mbetën 4 të plagosur në Tiranë, policia nuk ka asnjë të ndaluar, teksa njoftoi sot se ka gjetur në fshatin Fikas një motor të djegur që mësohet se u përket autoreve të kësaj ngjarjeje. Dy të miturit e plagosur janë dërguar për kurim jashtë vendit.

Rama: Në 11 maj PS, shumicë popullore. Vota për kënetën, për hallin e Berishës

Kryeministri Rama thote se në 11 maj socialistët do te marrin nje shumicë popullore për të çuar përpara integrimin. Gjate takimeve elektorale ne qarkun e Korçes, ai deklaroi se opozita po kërkon vota vetem për hallin e kreut të saj, Sali Berishes.

Berisha kundër hidrocentralit të Skavicës në Dibër: Nuk do e lejojmë ndërtimin

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim elektoral në Dibër u shpreh kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Ai tha se me 11 maj Rama do ta marrë përgjigjen nga burrat e Dibrës.

Vigjilja e Pashkëve, Durrësi i rezervuar 90 përqind. Prenotime edhe nga të huajt

Besimtarët e krishterë kremtojnë nesër Pashkët, me katoliket e kremtojnë në mesnatë meshën, ndërsa ortodoksët gjatë paradites. Të shumtë janë ata që do ta kalojnë festën në udhetim, me Durresin që duket më i preferuari, pasi është rezervuar thuajse plotësisht.

Dështon zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Albin Kurti nuk arrin të bëjë 61 votat

Dështon dy herë radhazi zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk arriti të siguroje 61 votat e nevojshme. Votimi i radhës do të jetë pas 48 orësh.

Ukraina pranon 90% të planit amerikan për paqen. Krimeja mbetet nën kontrollin e Rusisë

Ukraina ka pranuar 90 % të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, i cili parashikon qe Krimeja te mbetet nen kontrollin e Moskes, ndersa mbetet i paqarte statusi i zonave lindore. Lajmi u konfirmua nga ministri ukrainas i mbrojtjes.

/tvklan.al