Lajme, #edicioniinformativ ora 22:45, 2 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 2 Maj 2025
Rama: Kontrata e lobimit e PD, një dardhë me bishtin e gjatë që do të dalë më prapa
Gjate takimeve përmbyllëse ne qarkun e Dibres, kryesocialisti Edi Rama tha se kontrata e lobimit te PD-se është një dardhë që e ka bishtin e gjatë, e që do të zbulohet me vonë. Ai kërkoi mbështetjen masive per PS-në, në mënyrë që Parlamenti i ri të mos mbahen peng nga partitë e vogla.
Berisha: Rama bën fushatë si Enver Hoxha. Me atë nuk ka integrim në BE, do të ketë fatin e McGonigal
Kreu i opozites, Sali Berisha e ka cilësuar fushatën e rivalit te tij politik si ato te kohës se Enver Hoxhes. Ai tha se me Ramen nuk ka integrim ne BE, por vetem kthim prapa dhe se kryesocialisti do te kete fatin e ish-agjentit te FBI, McGonigal, burgimin.
SPAK nis 26 hetime për krime zgjedhore për 11 majin. Kalohen në sitë 70 kallëzime
SPAK ka çelur 26 hetime për krime zgjedhore të lidhura me procesin e 11 majit. Tv Klan mëson se kanë kaluar në sitë 70 kallëzime penale, 24 të bëra në portalin online ndërsa të tjerat kanë ardhur si denoncime nga qytetarët.
Turisti amerikan vret me thikë gruan e tij në Shkodër. Ishte në gjendje të dehur
Një 58-vjecar amerikan vret me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira vetëm një ditë më parë në Shkodër. Në gjendje të dehur ai tentoi më pas t’i japë fund edhe jetës së tij. Çifti kishte 1 muaj që po qëndronte në vendin tonë.
Ekstradohet Dubai i shumëkërkuari, Florenc Çapja. I dënuar me burgim të përjetshëm
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri i shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja. Ai akuzohet për përfshirje në disa ngjarje kriminale ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë në 2012-ën në Elbasan.
Himara çel zyrtarisht sezonin turistik . Plazhet pushtohen nga turistët e shumtë
Himara, një nga zonat më të frekuentuara gjatë verës çeli sot zyrtarisht zezonin turistik. Ishin të shumtë ata që iu bashkuan aktiviteteve të organizuara ndërsa plazhet u pushtuan menjëherë nga turistë vendas dhe të huaj.
Gjermania shpall AfD, parti të ekstremit të djathtë. Do mbikëqyret si organizatë terroriste
Zbulimi gjerman shpall “Alternativën për Gjermaninë” si parti të ekstremit të djathtë, duke e kategorizuar forcën e dytë politike në vend si grupim politik racist. Aktivitetet e saj do të monitorohen njëlloj si organizatat terroriste.
/tvklan.al