#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 23:00, Data 2 Mars 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 2 Mars 2024
Shpërthimi në Lushnje, dy pista për të zbuluar shkaqet. Prokurorë e xhenierë në vendngjarje
Prokuroria e Lushnjës po heton në dy pista për të zbuluar shkaqet e shpërthimit që la 2 viktima e 7 të plagosur. Prokurorë e xhenierë inspektuan vendin e ngjarjes, ndërsa të tjera pamje filmike tregojnë momentin e shpërthimit.
Tjetër video nga grabitja me armë në Prush. Policia arreston dy persona, një tjetër shpallet në kërkim
Policia arrestoi dy persona të dyshuar si autorë të grabitjes me armë të ndodhur pak kohë më parë në fshatin Prush të Tiranës dhe shpalli në kërkim një tjetër. Tv Klan siguron të tjera pamje nga tentativa e grabitjes së armatosur.
Qeveria, projekt pilot për heqjen e parasë “CASH” në Tiranë, Përmet dhe Dibër
Qeveria do të nisë zbatimin një projekti pilot që synon heqjen e parasë “kesh” dhe rritjen e përdorimit të parasë elektronike. Projekti do të përfshijë 300 persona dhe do të zbatohet në Tiranë, Përmet dhe Dibër.
4 ditë pune në javë në Shqipëri? Ekspertët: Mund të aplikohet nga disa kompani
Skema me 4 dite pune në javë mund te aplikohet edhe në Shqipëri. Por ekspertet thonë se ajo do të jetë e mundur vetëm në disa kompani të caktuara, për shkak se informaliteti e bën të vështirë zbatimin në mënyrë masive.
Besëlidhja e Lezhës, ceremoni të shumta për 580-vjetorin e hedhjes së themeleve të shtetit shqiptar
Përkujtohet me aktivitete të shumta 580-vjetori i “Besëlidhjes së Lezhës”, ku u hodhën themelet e shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar. Kjo datë historike bëri bashkë në Lezhë politikanë, historianë e qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
/tvklan.al












Botërori 2026 