Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 2 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Iva Kalemi
Healdines
Rama: Punësimet sipas “Shkallës së Meritës”, provim unik kombëtar dhe certifikatë 4-vjeçare
“Shkalla e Meritës” emërtohet reforma e re që synon të vendosë standarde të unifikuara për hyrjen në administratë. Kryeministri Rama thotë se kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi unik kombëtar dhe do të pajisen me një certifikatë aftësie që do të jetë e vlefshme për 4 vjet.
Berisha: Rama ka qenë në takimin e Arubës, SPAK, paterica kryesore e narkoshtetit
Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë fizikisht pjesë e takimit të Arubës me krerët e narkotrafikut. Ai gjithashtu akuzon SPAK-un se është kthyer në një seksion të mazhorancës dhe nuk heton krimet e qeverisë.
Taksa e qarkullimit edhe për makinat elektrike, Malaj: Edhe ato konsumojnë infrastrukturën rrugore
Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën e re fiskale.
Ministri i Financave thotë se është vendosur që taksa e qarkullimit të paguhet edhe për makinat elektrike, pasi edhe ato konsumojnë infrastrukturën rrugore.
Buxheti 2027, BSH kërkon reformë për pensionet, të ndryshojë modeli i të bërit biznes
Banka e Shqipërisë jep dritën jeshile për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke theksuar se ato ndihmojnë në konsolidimin e politikës fiskale. Por banka qendrore bën apel për marrjen e masave për përballimin e rreziqeve demografike dhe reformimin e skemës së pensioneve.
Grabitet një bankë te “Komuna e Parisit”, autori i maskuar dhe me armë, lëvizte me monopatinë
Një bankë e nivelit të dytë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ra pre e një grabitjeje me armë paraditen e kësaj të hëne.
Autori mbante një skafandër në kokë dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes përdori një monopatinë.
Nesër zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, sondazhet parashikojnë disfatë për republikanët
Kimi Antonelli shpallet kampion në Formula 1, 20-vjeçari italian, më i riu që ngre trofeun
/tvklan.al












Botërori 2026 