Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55, 2 Nëntor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines
Veliaj-Ramës: Provo që kam lidhje me protestat ose ik. Gogu: Nuk i çova mesazhe në qeli. PD kërkon hetim urgjent
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se transferimi në Fier është bërë me urdhër të Ramës, të cilin e ka sfiduar të provojë që ai ka lidhje me protestat ose të ikë. Veliaj thotë se ministri i Drejtësisë i kërkoi dorëheqjen, por Gogu e mohon. PD e cilëson kërcënim dhe kërkon nisjen urgjente të një hetimi.
Rama: Punësimet sipas “Shkallës së Meritës”. Provim unik kombëtar dhe certifikatë 4-vjeçare
“Shkalla e Meritës” është reforma që synon të vendosë standarde të unifikuara për hyrjen në administratë. Kryeministri Rama thotë se kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi unik kombëtar dhe do të pajisen me certifikatë aftësie, të vlefshme për 4 vjet.
Berisha: Rama ka qenë në takimin e Arubës. SPAK, paterica kryesore e narkoshtetit
Kreu i opozitës, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë fizikisht pjesë e takimit të Arubës me krerët e narkotrafikut. Ai gjithashtu akuzon SPAK-un se është kthyer në një seksion të mazhorancës dhe nuk heton krimet e qeverisë.
Grabitët një filial banke te “Komuna e Parisit”. Autori, i maskuar dhe i armatosur, lëvizte me monopatinë
Filiali i një banke të nivelit të dytë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ra pre e një grabitjeje me armë paraditen e kësaj të hëne. Autori mbante një skafandër në kokë dhe, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, përdori një monopatinë.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, mbi 55 mln kanë votuar më herët. Sondazhet: disfatë për republikanët
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen më 3 nëntor zgjedhjet e mesmandatit. Më herët kanë votuar mbi 55 milionë votues. Sondazhet parashikojnë humbjen e Kongresit nga republikanët, pasi lufta ndaj Iranit mund t’u kushtojë shtrenjtë.
/tvklan.al












Botërori 2026 