Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 2 qershor 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 2 qershor 2025

Vdekja e turistit britanik në Durrës, pranga pronarit të Jetski-ve me qera
Aksidenti i dy turistëve anglezë me XhetSki të dielën në Durrës që shkaktoi humbjen e jetës së njërit prej tyre ka çuar në pranga pronarin e subjektit që jepte me qira mjetet lundruese. Policia thotë se ai nuk i pajisi ata me skafandër mbrojtëse.

Jetski-të rrezik serioz për pushuesit. Bizneset e klientët s’respektojnë rregullat e sigurisë
JetSki-të jane nder atraksionet me te kerkuara ne bregdetin shqiptar. Por pas shpejtesise dhe adrenalines, fshihen rreziqe te medha per jeten e perdoruesve dhe te pushuesve, qe po injorohen nga operatoret turistike dhe strukturat shtetërore.

Debat për 11 majin në komisionet parlamentare PD:Ishte farsë. PS:Kërkoni të bllokoni integrimin
Zgjedhjet e 11 majit marrin vëmendje në mbledhjet e komisioneve parlamentare që filluan nga puna këtë të hënë. Opozita nënvizoi se zgjedhjet ishin farsë ndërsa mazhoranca tha se PD po kërkon të bllokojë procesin e integrimit të vendit.

Marrëveshja për Detin Jon rikthehet në tryezë.. Hasani: Palët dialog për rrugën drejt Hagës
Në prag të vizitës në Athinë, kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani thotë në një intervistë për “Ta Nea” se çështja e kufirit detar do të rikthehet në agjendën e bisedimeve për një zgjidhjeje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Eurostat: Shqipëria, me rritjen më të fortë të netqëndrimeve në të gjithë Europën
Një raport i fundit i Eurostat e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rritjen e numrit të netqëndrimeve të turistëve të huaj. Në 3-mujorin e parë të këtij viti netqëndrimet u rritën me rreth 38% duke lënë pas vende si Italia, Greqia dhe Spanja.

Negociatat në Stamboll, Rusia u dorëzon Ukrainës një memorandium mbi kushtet e armëpushimit
Në takimin e dytë të negociatave në Stamboll, Rusia i dorëzoi Ukrainës një memorandum mbi kushtet e armëpushimit. Palët ranë dakord për vijimin e shkëmbimit të të burgosurve të luftës, ndërsa Moska është vete-ofruar të dorëzojë trupat e 6 mijë viktimave

/tvklan.al