Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo

Headlines 2 Shtator 2024

Von Der Leyen: Komisioner të BE dedikuar Ballkanit. Rama: Dezinformim rus e iranian në mediat sociale
Bashkimi Europian do te emeroje një komisiononer të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Deklarata u bë presidentja Von Der Layen, gjatë forumit të Bled në Slloveni ku foli edhe kryeministri Rama, duke vene theksin tek dezinformimi rus e iranian përmes mediave sociale.

Nis me replika sesioni i ri kuvendor. Spiropali fton opozitën për bashkëpunim në komisione
Nisi me replika pasditen e sotme sesioni i ri i Parlamentit. Kryeparlamentarja Spiropali ftoi opozitwn pwr bashkwpunim nw komisione. Nw krahun tjetwr Gazmend Bardhi

Alfred Beleri lë qelinë. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës lirohet me kusht
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë sot qelinë pasi vuajti 15 muaj burgim i dënuar për korrupsion zgjedhor. Gjykata e Fierit vendosi ta lirojë me kusht, 6 jave para përfundimit të të gjithë dënimit.

Mbi 1.2 milionë vizitorë hynë në Rinas në gusht. Rama: Më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet
Mbi 1.2 milionë vizitorë hynë në gusht në Shqipëri vetëm nga aeroporti i Rinasit ose 41% më shumë se gushtin e një viti më parë. Sipas kryeministrit Rama këto shifra përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare.

Ekstremistët fitojnë zgjedhjet rajonale në Gjermani. Zhgënjim për SPD të Olaf Scholz
Partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” arriti një rezultat historik në zgjedhjet rajonale që u mbajtën të dielën në landet e Tyringisë dhe Saksonisë. Socialdemokratët e kancelarit Olaf Sholz morën një rezultat zhgënjyes.

Broja i dëmtuar në këmbën e djathtë. Sylvinho thërret në kombëtare Uzunin
Ndryshon lista e kombëtares në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Ukrainës. Sulmuesi Armando Broja ka probleme fizike me tendinën e këmbës së djathtë ndaj trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë Uzunin në vend të tij.

/tvklan.al