Spiker: Redi Prifti

Headlines 20 dhjetor 2025

Tirana po i pret festat pa ujë të pijshëm. Banorët e Pazarit të Ri: bëjmë roje para rubinetave

Tirana po i pret festat e fundvitit pa ujë të pijshëm. Nuk bëhet fjalë vetëm për periferinë, por edhe për zona në qendër të kryeqytetit, siç është edhe Pazari i Ri, ku banorët thonë se po bëjnë roje para rubinetave në pritje të ujit.

Berisha: protesta e 22 dhjetorit, vetëm fillimi i rezistencës. S’përjashtohet as ngujimi i deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se protesta e 22 dhjetorit do të jetë vetëm fillimi i rezistencës qytetare, e cila nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë Rama. Ai nuk përjashton edhe ngujimin e deputetëve në Kuvend.

Mjekët: festat rrisin përdorimin e alkoolit dhe drogës. Në spital po vijnë edhe 16-vjeçarë

Afrimi i festave të fundvitit shton edhe rastet e abuzimit me alkoolin dhe drogat e ndryshme. Mjekët thonë se shumica e atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital janë të rinj, ku nuk mungojnë as 16-vjeçarët.

Publikohen “Epstein files”, dalin foto të ish-presidentit Clinton dhe personaliteteve të tjera

Departamenti i Drejtësisë publikon një pjesë të dosjes “Epstein”, që lidhet kryesisht me disa foto të ish-presidentit Bill Clinton dhe personaliteteve të tjera. Ligjvënësit amerikanë thanë se redaktimi i dokumenteve “nuk përputhet me frymën e ligjit”.

Nga qytet rrënoje në metropol luksoz, WSJ zbardh planin 112 mld dollarë të Trump për Gazën

Prestigjozja Wall Street Journal ka publikuar detaje të një plani të ri që po harton administrata Trump për rindërtimin e Rripit të Gazës. Projekti 112 miliardë dollarësh synon ta shndërrojë Gazën nga një qytet rrënojash në një metropol luksi dhe teknologjie.

Sylvinho rrëfen Shqipërinë në Brazil: bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka rrëfyer për mediat në Brazil aventurën e tij me kuqezinjtë. Ai ka premtuar se do të bëjë një duet me këngëtaren shqiptare Dua Lipa në rast se e kualifikon Shqipërinë në Botërorin 2026.

/tvklan.al