Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 20 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 20 Maj 2025

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit. Ndryshon lista fituese e PS në Lezhë

Nëntë ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit. Numërimi i kutive të fundit të votave nga Greqia ndryshon listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun Lezhë

Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike. Nuk presim që Brukseli të na lehtësojë kushtet

Ne nje interviste per televizionin austriak, ORF, kryeministri Edi Rama shprehet se procesi i anëtarësimit në BE u ndikua nga lufta ne Ukraine. Duke e konsideruar këtë një mundësi historike ai tha se megjithatë nuk pret që Brukselit të lehtësojë kushtet.

Publikohen pamjet e atentatit në Durrës. Autorët dogjën makinën e Gerdecit

Publikohen pamjet e atentatit që ndodhi natën e kaluar në Durrës ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar. Policia gjeti në Gërdec një makinë të djegur, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet shtrihen në disa pista.

Berisha: ODIHR dëshmoi farsën elektorale. Paralajmëron Ramën të mos ndërhyjë në raport

Kreu i opozitës, Sali Berisha thotë se raporti paraprak i ODIHR dëshmoi farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai paralajmëron kryeministrin Rama që të mos bëjë asnjë veprim për të ndryshuar gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtar

1 në 3 automjete ngel në kolaudim. Shumica me mbi 20 vite “jetë”, shumë pak dalin nga qarkullimi

Në çdo 3 makina që i nënshtrohen kontrollit teknik, njëra prej tyre ngel. Shkak bëhen kryesisht mangësitë vizuale funksionale si dhe shkarkimi i gazrave, por edhe problemet e tjera teknike që vijnë për shkak të moshës së madhe të automjeteve mbi 20-vjeçare.

Maduro: Mafia Shqiptare tentoi të na prishë zgjedhjet. 38 të arrestuar, ndërpriten fluturimet me Kolumbinë

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro akuzon mafian shqiptare të lidhur me qeverinë e Ekuadorit se ka organizuar një komplot në prag të zgjedhjeve në vendin e tij. 38 persona janë arrestuar ndërsa janë pezulluar fluturimet me Kolumbinë.

Përballja Shqipëri–Serbi, Vuçiç “urdhëron” trajnerin: Shkoni në Tiranë dhe mposhtini kuqezinjtë

Tre javë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, Aleksandër Vuçiç ndez sfidën e 7 qershorit. Presidenti serb i bëri thirrje trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç që të udhëtojë në Tiranë dhe ti mposhtë kuqezinjtë.

/tvklan.al